Java e fundit e Superligës. Tirana merr trofeun pa tifozë

0 327

Ka mbërritur në finish sezoni 2019/2020 i Superligës dhe Tirana shpallet kampione për herë të 25-të në historinë e saj dhe ditën e mërkurë do të marr trofeun pas ndeshjes së fundit të parashikuara në kalendar që do të luaj përball Bylisit, një ndeshje ku do t’i jepet sërish shans për të luajtur lojtarët me më pak minuta. Trajneri bardheblu është futur edhe në një vorbull deklaratash mbi racizmin për të cilat Egbo thotë se është keqinterpretuar.

Sa i përket ceremonisë së dorëzimit të trofeut ditën e mërkurë, nuk do të lejon tifozët pavarësisht kërkesës që i është bërë nga klubi ministrisë për të bërë një tolerim dhe për t’i dhënë mundësinë një numrit të kufizuar të jetë në “Air Albania Stadium”. Kështu që do të dorëzohet trofeu nga Presidenti i FSHF, Armand Duka dhe vetë klubi do të demostrojë disa pjesë festive plotësuese dhe minimaliste duke parë mungesën e tifozerisë.

Në këtë javë të 36-të nuk ka më asnjë obejktiv sportiv në loje. Skuadrat që shkojnë në Kupat e Europës do të jenë Tirana, Kukësi, Laci dhe Teuta duke zbritur zonë europiane deri në vendin e katërt pasi finalja e Kupës në këtë edicion qe do të luhet më 2 gusht mes Tiranës fituese të kampionatit dhe Teutës së vendit të katërt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.