Ja pasojat e bombardimeve ruse në Kiev, dëshmitë rrëqethëse të qytetarëve

0 164

Sulmet dhe shpërthimet me raketa janë raportuar pranë qyteteve të mëdha në Ukrainë, ndërsa forcat ruse nisin një sulm të madh ushtarak.

Ka shumë raporte për momentin se ku po ndodhin sulmet. Mediat e huaja kanë publikuar foto të pasojave të shkatërrimeve nga bombardimet e ditës së sotme.

BBC ka sjellë edhe dëshminë e një vajze nga Kievi. “U zgjuam në orën 5 të mëngjesit sepse dëgjuam disa shpërthime. Kështu nisi dita jonë. Shumë njerëz po përpiqen të largohen tani, kështu që ne kemi një bllokim gjigant trafiku.”, thotë Tetiana Kashtanova. Tetiana thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe ndihet e rrezikuar të largohet, por “nëse ka një mundësi që ne të largohemi në Perëndim, ne do ta ndërmarrim atë”.

Më parë ajo ishte strehuar në një parkim nëntokësor, por tani është kthyer në banesën e saj.
“Ne po flasim me miqtë tanë duke u përpjekur t’i qetësojmë të gjithë”, thotë ajo, duke shtuar “ne besojmë në ushtrinë tonë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.