Izraeli, shteti shembull në të gjithë botën për luftën ndaj Covid-19

0 316

Nëse ka një vend në botë që po ecën me ritime të shpejta të vaksinimit të popullatës është Izraeli, kjo pasi është shteti me më shumë popullsi të vaksinuar në botë, duke u bërë një model që po mundohet të kthehet në jetën e mëparshe.

Deri më tani në vend janë vaksinuar rreth 3 milion banorë, ose 1 të 3-ën e popullsisë. Personat që janë mbi 60 vjeç në vend janë vaksinuar rreth 80% e tyre. Për shtetet e tjera kjo duket arritje ndërsa izraelitët nuk janë shumë pozitiv rreth kësaj gjëje.

Një sondazh i publikuar së fundimi nga Instituti Demokrat i Izraelit jopartiak zbuloi se vetëm 24 % e izraelitëve mendojnë se qeveria e ka menaxhuar mirë pandeminë. Izraeli edhe pse ka banorët e vaksinuar më të shumtë në botë, ai gjithashtu është duke u përballur me valën e tretë më të keqe në botë të Covid.

Paçka fushatës së vaksinimit, janari ishte muaji më vdekjeprurës në Izrael, me 1,433 njerëz që vdiqën nga virusi, të cilët janë një e treta e 5,129 viktimave që nga fillimi i pandemisë. Izraelitët kanë përjetuar gjithashtu disa nga bllokimet më të rrepta dhe më të gjata në botë, me banorët kryesisht të mbyllur në shtëpitë e tyre për katër muaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.