Itali/Rëndohet edhe më shumë situata, mbi 40 mijë të prekur në një ditë

0 286

Situata e pandemisë në Itali nga Covid-19, rëndohet edhe më tej. Janë 40,902 persona të prekur vetëm brenda 24 orëve të fundit, duke vendosur edhe një rekord negativ në këtë drejtim, me shifrën më të lartë të të prekurve që prej fillimit të pandemisë.

Rekord ishin edhe testimet, të cilat kaluan shifrën 250 mijë në një ditë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 550 persona, duke e çuar në 44,139 numrin total të personave që e kanë humbur betejën me virusin.

Situata më e shqetësuese është ajo që paraqitet në spitale. Më shumë se 3 mijë persona aktualisht ndodhen në kujdes intensiv në të gjithë Italinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.