ISHP: Hapen pishinat që ndodhen në ambiente të hapura, ja kushtet

0 331

Inspektorati i Shëndetit Publik ka miratuar protokollin për lejimin e pishinave në ambiente të hapura. ISHP njofon se qytetarët mund të lahen në pishinat, të cilat ndodhen në ambiente të hapura. Qytetarë dhe stafet duhet të respektojnë disa kushte. Sipas ISHP-së, qytetarët duhet të jenë të pajisur me maskë dhe nuk do të lejohen të lahen në pishina ata që kanë temperaturë mbi 37.5 °C. Stafi që ka kontakt me vizitorët duhet të ketë maskë të detyrueshme. Po kështu duhet të bëhet filtrimi i ujit, dezinfektimi i ambienteve dhe mbi të gjitha distanca mes çadra duhet të jetë 3.5 metra. Për pishinat e mbyllura ende nuk ka një vendim.

Njoftimi i plotë

Protokolli i Masave anti-Covidl9 për aktivitetin e pishinave në ambiente të hapura dhe strukturave të tjera të aktiviteteve të ujit”, është një dokument që rekomandohet të zbatohet nga subjektet që ofrojnë për pushuesit/vizitorët, shërbime në pishina dhe struktura të tjera të aktiviteteve të ujit, për të garantuar mbarëvajtjen e funksionimit të tyre.

Ky Protokoll përmban kushtet dhe rregullat për të orientuar dhe rekomanduar subjektet që ofrojnë shërbime në aktivitetin e pishinave në ambjente të hapura dhe strukturve të tjera të aktiviteteve të ujit, për masat e nevojshme që duhet të ndërmerren përgjatë periudhës së pranisë së infeksionit Covid 19, për të parandaluar rrezikun e përhapjes së këtij infeksioni dhe me qëllim mbrojtjen e shëndetit të personelit në pishina dhe të pushuesve/vizitorëve që i frekuentojnë. Protokolli është i hapur për ndryshim në përputhje me dinamikën e situatës së infeksionit Covid- 19.

Informimi rreth masave anti-Covid 19

C,do subjekt që ushtron aktivitetin e pishinave në ambjente të hapura rekomandohet të adaptojë këtë protokoll dhe të afishojë masat respektive në vende qartësisht të dukshme dhe pranë korridoreve të kalimit th njerëzve, mbështetur me materiale të ndryshme promovuese dhe informuese që informojnë mbi masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit Covid-19. Materialet promovuese, afishet dhe broshurat rekomandohet të publikohen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, ose edhe në gjuhën e vizitorëve të subjekteve. Stafi menaxhues i subjekteve duhet ti promovoje dhc rikujtoje keto masa slafeve tč brendshme mb4shtetese si dhe vizitoreve, mbi baza periodike, ne forme dhe mčnyre te qane,

Fusha e zbatimit të protokollit

Lejohet të operojnë në të gjithë vendin vetëm pishinat në ambjentet e hapura, duke respektuar kërkesat e legjislacionit në fuqi. Ndalohet operimi i pishinave në ambjente të mbyllura deri në një udhër të dytë.

Masat higjieno sanitare dhe të distancimit fizik

Ushtrimi i aktivitetit të pishinave dhe strukturave të tjera të aktiviteteve të ujit në ambiente të hapura të kryhet duke respektuar masat higjieno-sanitare dhe të distancimit fizik si më poshtë:

-Stafi i shërbimit, që ka kontaktet me pushuesit/vizitorët duhet të përdorë maskë mbrojtëse.

-Të përcaktohet numri i pushuesve/vizitorëve që e pêrdorin pishinën në rapon me sipërFaqen e saj: të Funksionojë me 50% te kapacitetit që është Ilogaritur.

-Uji i pishinës lë pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi të detyrueshëm.

-E gjithë zona dhe të gjithë objektet e pishinës dhe të banjave duhet të dezinfektohen të paktën një herb në ditë, dhe mE shpesh nëse fluksi i pushuesve /vizitorëve üshtë në maksimumin e lejueshëm.

-Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve.

-Hapësira midis grupeve duhet të jetë të paklën 3.5 m dhe të markuara.

-Të gjitha ulëset, tavolinal, vendet e depozitimil të sendeve personale, listat e qmimeve dhe materiale të tjera duhet të dezinfektohen pasi vizitorët të largohen dhe përpara se një vizitor tjetër ti pêrdorë alo.

-Tê matet temperatura e personelit dhe pushuesve/vizitorëve para se të futen në mjedisin e pishinës apo strukturave të lojërave t8 ujit dhe të ndalohet hyrja e qdo personi me temperaturë mbi 37.5 ° C.

-Nëse ndonjë pushues/vizitor shfaq simptoma të Covid-19, ata duhet të largohen menjëherë nga pishina ose strukturat e tjera të aktiviteteve të ujit.

-Të gjitha veshjet dhe sendet personele duhet të ruhen brenda çantës personale, edhe nëse depozitohen në vendet e depozitimit të sendeve personale, rekomandohet të mos vendosen drejtëpëdrejtë, por të futen në qese plastike, të cilat duhet lë jenë prezent pranë vend depozitimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.