Ish-ministri Lefter Koka shfaq probleme shëndetësore, transferohet në spitalin e burgut

0 187

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar prej me shume se nje muaji ka shfaqur probleme shendetesore.

Ai ka shfaqur problem me zemrën dhe çrregullime të sistemit Kardiak. Mësohet se ai është transferuar në spitalin e burgjeve ditën e djeshme.

Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.