Ish-kryespiuni tregon kush shtet do të dominojë botën

0 305

Kina është pranë dominimit të botës dhe Europa duhet të zgjohet përballë këtij rreziku, tha për “The Times”, Gerhard Schindler, ish-kreu i Agjencisë së Shërbimit Inteligjent të Gjermanisë. Sipas tij, Gjermania duhet të pakësojë “varësinë strategjike” nga Pekini dhe të përjashtojë kompaninë kineze Huawei nga rrjeti i saj 5G.

Schindler paralajmëroi se qasja liberale e Merkel ndaj krizës së emigrantëve e ka lënë Gjermanisë me një “rezervuar të madh” myslimanësh të rinj, që mund të preken nga dhuna dhe ideologjia xhihadiste. Shkalla e rrezikut po bëhet e qartë vetëm tani.

Schindler tha se një shkallë varësia ekonomike nga Kina ishte e pashmangshme, duke marrë si shembull faktin që Gjermania shet rreth 250 mijë makina në tregun kinez. Tregtia mes dy shteteve kap një vlerë rreth 206 miliardë euro, çka e bën Kinën partnerin më të fortë tregtar të Gjermanisë. Schindler shton se Gjermania duhet të përpiqet të bëhet më pak e varur ekonomikisht nga Kina.

Leave A Reply

Your email address will not be published.