Ish-ambasadori jep alarmin: Putin mund të shkaktojë nisjen e luftës në Europë

0 320

Covid-19 është një kërcim global, por sjellja e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin po rrezikon nisjen e luftës në Evropë, duke grumbulluar trupat përgjatë kufirit me Ukrainën. Ky është mendimi i një ish-ambasadori amerikan.

Michael McFaul, i cili ka punuar si ambasadori amerikan në Rusi në periudhën 2012-2014, kur Putin aneksoi Krimenë, tha se Presidenti rus po teston SHBA-në me spektaklin e forcës që po nervozon Europën.

Ai thotë se kjo luftë nervash mund të kthehet shumë shpejt në luftë të mirëfilltë. McFaul thotë se luftën do ta niste pushtimi i Ukrainës nga Rusia, me pretekstin se po “liron” rusishtfolësit në lindje të Ukrainës, që i konsideron shtetas të saj. ”Nëse kjo ndodh, qeveria dhe ushtria ukrainase do të përgjigjej, pa dyshim. Në këtë mënyrë, do të kishim një luftë në Evropë mes dy ushtrive të jashtëzakonshme”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.