Sot janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, ku 13 prej të infektuarve ishin staf mjekësor dhe paciente në QSUT. Me rritjen e rasteve të personave të prekur nga Covid-19, duket se QSUT ka marrë masat për parandalimin e përhapjes së virusit.
Në fotot e publikuara nga LSA-ja, duket se pacientët respektojnë distancën sociale, duke qëndruar në radhë dhe të pajisur me maska. ISHP ka konfirmuar në 24 orët e fundit 21 të prekur me koronavirus duke e çuar në 1050 numrin total të të prekurve.
Të gjithë të prekurit janë në Tiranë, ku 13 persona u konstatuan në QSUT. Sipas ISHP të prekurit në QSUT janë personel shëndetësor dhe pacientë, të infektuar nga një infermiere, e konfirmuar pozitive dy ditë më parë.