Inceneratori i Fierit dhe Elbasanit, rrëzohet kërkesa për bashkimin e 2 dosjeve

0 182

Është zhvilluar ditën e sotme seanca paraprake për inceneratorin e Fierit, ku është rrëzuar kërkesa për bashkim me dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Kanë qenë avokatët të cilët kanë kërkuar që dosjet e inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit të hetohen si një çështje e vetme duke qenë se janë të përfshirë pothuajse të njëjtit persona. Kërkesa është kundërshtuar nga prokurorët e SPAK dhe është rrëzuar nga Gjykata.

Prokurorët e SPAK kanë kundërshtuar bashkimin e dy çështjeve si një të vetme, duke e argumentuar me faktin se procedurat për dhënien e koncensionit po gjithashtu edhe abuzimet janë të ndryshme dhe nuk mund të bashkohen çështjet si një e vetme.

Në seancën paraprake për dosjen hetimore të inceneratorit të Fierit janë marrë të pandehur 20 të pandehur dhe 14 kompani. Të pranishëm në seancë ishin ish-deputeti Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.