Ilaçi i parë kundër Covid-19 që merr rekomandimin në BE

0 381

Në të gjithë këtë situatë të Covid-19, Agjencia Europiane e Mjekësisë (EMA) ka rekomanduar që ilaçi anti-viral Remdesivir të autorizohet për përdorim në trajtimin e pacientëve me Covid-19 në BE. ”Remdesivir është i pari ilaç i Covid-19 që rekomandohet për autorizim në BE”. Komiteti i EMA tha se do të testohej tek të rriturit dhe tek adoleshentët 12 vjeç e sipër me pneumoni, të cilët kanë nevojë për oksigjen.

Remdesivir është rekomanduar gjithashtu nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe të tjerë zyrtarë të shëndetësisë si një ndër ilaçeve më premtues për të luftuar Covid-19.

Një studim tregoi se pacientët me Covid-19, të trajtuar me remdesivir janë shëruar për 11 ditë në krahasim me pacientët e tjerë të trajtuar me një ilaç neutral, të cilëve u është dashur 15 ditë. Kjo do të thotë se pacientët e trajtuar me këtë ilaç janë shëruar 31 për qind më shpejt se pacientët e tjerë të trajtuar me një ilaç neutral.

Leave A Reply

Your email address will not be published.