I nxori videon me armë, sot e ftoi në zyrë. Çfarë kërkon Veliu nga nëna e 15-vjeçarit?

0 581

Dhuna e 15-vjeçarit nga Policia e Shtetit, është kthyer në një ”lojë”. Një javë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nxori një video ku shihet nëna e 15-vjeçarit me armë por që në fund rezultoi që ishte pjesë e një filmi. Më pas nëna e djalit e paditi Veliun dhe akti i tij u dënua edhe nga kryeministri Edi Rama.

Por për çudi, kur janë në një proces gjyqësor, këtë të dielë së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, Ardi Veliu priti në një takim nënën e të miturit, Zaida Çobën. Foton e takimit, Veliu e ka publikuar edhe në rrjetet sociale, krah të cilës shkruan se i kërkon ndjesë edhe një herë zonjës në fjalë.

”Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj. Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes). Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë”.

View this post on Instagram

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, pritën e zhvilluan një takim me znj. Zaida Çobo. "Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t'ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj. Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes). Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!" – u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.

A post shared by Policia e Shtetit (@policiae_shtetit) on

Leave A Reply

Your email address will not be published.