Hungaria pret turistët për festa, por nëse ke ”pasaportën e imunitetit”

0 320

Nëse mund të sigurosh prova të besueshme se je shëruar nga Covid-19 në 6 muajt e fundit, atëherë mund ta vizitosh Hungarinë. Sipas studimeve, kemi mësuar se në qoftë se ke antitrupa, atëherë je më i mbrojtur për tu infektuar përsëri. Dr. Ania Wajnberg ka drejtuar një studim masiv në Nju Jork, që tregon se më shumë se 90% e pacientëve me simptoma të lehta apo mesatare, kanë mjaftueshëm antitrupa sa për ta vrarë virusin, së paku për 5 muaj.

Në prill OBSH-ja u shpreh hapur kundër pasaportës së imunitetit, duke theksuar se nuk ka asnjë shenjë që provon se antitrupat të japin imunitet absolut. ”Për momentin OBSH i qëndron rekomandimit të saj, të mos përdoren pasaportat e imunitetit”. Kjo politikë nuk është ndjekur në Hungari prej muajsh.

Për pak ditë, edhe Islanda pritet ti lejojë turistët ta vizitojnë, pas një testi të detyrueshëm që provon se e kanë mundur Covid-19. Qytetarët e saj, që provojnë se kanë tashmë antitrupa, janë të përjashtuar nga rregulli për të vënë me detyrim maskën mbrojtëse, si pjesa tjetër e popullsisë. Mjekët e kanë kritikuar vazhdimisht vendimin e qeverisë hungareze për të vënë në përdorim, kundër këshillave të mjekëve, pasaportën e imunitetit, pasi mund të shkaktojë përvecse përhapje të covidit, edhe pabarazi sociale.

Qeveria e Budapestit e sheh këtë si një mënyrë për të nxitur rritjen e ekonomisë dhe rikthimin e lirisë së lëvizjes, teksa Europa është në pritje të vaksinës. Sa i përket atyre që e kalon Covid-19 dhe kanë antitrupa, tashmë në disa shtete europiane, do të mund të udhëtojnë lirisht.

Leave A Reply

Your email address will not be published.