Hetimet e OFL-së do shtyhen

0 288

Data 1 janar 2021, pritet të shënojë dhe përfundimin e afatit ligjor të aktit normative të Operacionit Forca e Ligjit të njohur ndryshe si OFL-ja. Pavarësisht kësaj ministria e brendshme pritet të propozojë disa ndryshime të aktit normative me qëllim shtyrjen e afateve për verifikimin e formularëve të pasurisë që u janë dërguar subjekteve të krimit.

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia njëkohësisht anëtar i komisionit të sigurisë e sheh këtë ndryshim pozitivisht pasi sipas tij një pjesë e dosjeve të referuara nga policia në prokurorinë e posaçme janë të papërpunuara. Qefalia shton se ndonëse periudha e pandemisë ndikoi në uljen e rendimentit të punës së OFL, në tërësi veprimtaria e kryer ka qenë e suksesshme.

Për juristin, Jordan Daci shtyrja e afateve të OFL-së do të shkelte parimet e kushtetuetshmërisë. Sipas Dacit, ky akt normativ ka qenë një dështim pasi i ka dhënë mundësi legjitimimi pasurive të eksponentëve të botës së krimit.

Prej nisjes së operacionit forca e ligjit më 31 janar 2020 rreth 600 formularë vetdeklarimi pasurie u janë dërguar eskponentëve të botës së krimit nga të cilat 190 pasuri i kanë kaluar SPAK. Nisur nga ky numër i lartë formularësh që ende nuk janë përpunuar krahas propozimit të ministrisë së brendshme për të shtyrë afatet e hetimit, pak ditë më parë Gjykata e Posaçme këkoi përfshirjen edhe të gjykatave në rrethe me qëllim uljen e ngarkesës së krijuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.