Hapet spitali i parë rajonal për Covid-19/Manastirliu: Covid 5 në Elbasan ka 81 shtretër

0 314

Duke parë shifrat e pandemisë në Shqipëri, krahëz katër spitaeve Covid në Tiranë, tashmë edhe në qytetin e Elbasanit është hapur spitali i parë rajonal, dedikuar pacientëve të prekur nga Covid-19.

Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, spitali Rajonal i Elbasanit, që ndryshe do të njihet si Covid 5, ka 81 shtretër me infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve.

”Janë tre pavione për t’u përfshire në funksion të mbështetjes së qytetarëve që do të kenë nevojë për tu trajtuar në spitalet rajonale. Janë 81 shtretër që kanë infrastrukturën e nevojshme në funksion të standardeve që ne kemi vendosur për spitalet rajonale. Jemi duke e përballuar këtë situatë nëpërmjet investimeve që kemi bërë në sistemin shëndetësor. Në skenarin e parë do të jenë 5 spitale rajonale që do të vendosen në funksion dhe janë marrë masa për të gjithë infrastrukturën. Janë 600 shtretër në dispozicion të pacientëve me Covid-19. Jemi në një situatë të qëndrueshme. Ende nuk kemi një ezaurim të kapaciteteve, por ashtu sikurse kemi thënë që nëse do të kemi rritje të rasteve do të hapim spitalet rajonale”,-tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë mjekët dhe infermierët duke mbajtur maskën dhe respektuar distancën fizike, si një mënyrë kjo për të frenuar ritmin e përhapjes së pandemisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.