Grupi i Alibeajt propozon Ledio Brahon dhe Dorian Gjomarkaj për Avokat të Popullit

0 167

Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj janë propozimet e grupit parlamentar të PD (grupi Alibeaj) për Avokatin e Popullit, që do të votohen në seancë plenare. Fiton kandidati që merr shumicën e cilësuar prej të paktën 84 votash ose thënë ndryshe 3/5 e tyre.

Sipas kreut të grupit, Enkelejd Alibeaj, “kriteret e ndjekura në përzgjedhjen e dy kandidaturave janë pastërtia e figurës, aftësia profesionale, të mos ketë lidhje me Sigurimin e Shtetit dhe diktaturën komuniste, si edhe luajaliteti politik dhe qëndrimi ndaj vlerave qe grupi parlamentar përfaqëson”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.