Grida Duma në krye të PD nëse ikën Basha? Analisti Vangjeli: Është e shantazhueshme, ka skelete të fshehura në dollap

0 217

TIRANË

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbulur në emisionin ‘Log’, emrat të cilët nuk duhet të marrin drejtimin e PD-së në rast të largimit të Lulzim Bashës. Një ndër to sipas tij është edhe deputetja Grida Duma.

Megjithatë, Vangjeli thotë se Duma është mjaft e shantazhueshme, pasi përveç peliçeve, ka edhe skelete.

“Shpejt do të dalin gjëra të çuditshme. Ka armiq të fuqishëm të cilët Duma tentoi t’i vrasë duke përdorur mjete të gabuara të cilat në politikë nuk janë të ndershme.

Zonja Grida Duma është e shantazhueshme. Përveç peliçeve të saj ka edhe ajo skeletet e saj të varur në dollap.” u shpreh Vangjeli.

Leave A Reply

Your email address will not be published.