Gratë rrëmbejnë armët për t’u mbrojtur nga armiku

0 348

Jeta në Guerrero duket sikur rri pezull buzë greminës dhe kërcënimi nuk u ndahet banorëve të shtetit më të varfër të Meksikës. Në Akapulko gjërat kanë ndryshuar shumë që nga koha kur aty kalonte muajin e mjaltit Presidenti Kennedy, ose kur yjet e kinemasë shijonin rrezet e diellit në hotelet luksoze.

Nga lokalet, restorantet, por edhe pikat ambulante, duhet të paguajnë për t’u mbrojtur nga kriminelët. Forcat e sigurisë shihen të patrullojnë edhe në plazhe, ku jo pak herë ka pasur vrasje të tmerrshme. Guerrero në spanjisht do të thotë luftëtar, dhe pikërisht kështu duhet të jesh aty, nëse dëshiron të mbijetosh.

Fotoreporteri italian Alfredo Bosco, sjell një set fotografish të botuara te “The Guardian”, ku tregon mundin e banorëve të këtyre zonave, sidomos indijenëve, për t’u ruajtur nga kartelet e drogës dhe grupet kriminale.

Pas lulëzimit të tregtisë së marijuanës dhe heroinës, me rënien e bosave të karteleve, ato u ndanë në fraksione të vogla, që përveç trafikut, përfitojnë dhe nga kanosja dhe rrëmbimet. Në shumë zona të largëta, vendasit kanë krijuar grupe paraushtarake të armatosur, për t’i bërë ballë krimit e shpesh, për të bashkëjetuar me të.

Leave A Reply

Your email address will not be published.