Gjyqtarja Margjeka: Durrësi vend me mafie, s’e meritonin mandatin. Le ta varrosin familjen time

0 304

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, u shfaq e revoltuar para seancës gjyqësore të ditës së sotme, ku në hyrje e irrituar për bujën që ka bërë emri i saj lidhur me akuzat se ka marrë ryshfet për të liruar nga qelia një të dënuar, ka kërkuar që në seancë të jenë edhe mediat.

E gjithë kjo sipas saj ka ndodhur për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit, e cila qëndroi disa muaj në detyrë pas zgjedhjeve të 2019. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për ”arrest shtepie” për gjyqtaren.

”Me ju nuk flas sepse kemi thënë gjëra të pavërteta. Ky shtet nuk bëhet më. Mos më shtyj. Harrojeni se do t’i dilni përballë shtetit. Guxoni që t’i dilni përballë shtetit. Ata që e bëjnë përfundojnë në burg. Mos më kap more. S’ka asnjë provë. Mos më prek moj. Më lër të flas. Kërkova mediat në gjyq por nuk i lejuan. Kam dosjen këtu. Nuk lejohet të publikohet, merre Klodi se ty të besoj publikohet. Është vepër penale por t’u të besoj. Më lër more të flas. Në kohë të Enverit i kanë vrarë mor. Më lër të flas se do të përplas. Nuk i dhashë mandatit bashkisë së Durrësit, është vend me mafie. S’e meritonin mandatin. Le ta varrosin familjen time. Kapet tjetri me 8 tonë drogë në Drejtorinë e Policisë dhe si ndodh asgjë, kapet tjetri me 8 mln euro dhe si ndodh asgjë. I la shteti me detyrim paraqitjeje”,-tha më tej gjyqtarja.

Pas seancës ku Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dha masën e ”arrest shtëpie” për gjyqtaren Mimoza Margjeka, avokati Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediat u shpreh se vendimi i sotëm ishte absurd. Ai i bën thirrje politikës shqiptare që të vendosë në funksion menjëherë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese në mënyrë që të bëjnë rekurs lidhur me çështjen e gjyqtares.

“Nuk është rebelim. Gjendja e gjyqtares Margjeka është rrjedhojë logjike e një absurdi që ndodhi ditën e sotme në Gjykatën e Apelit e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjykatat nuk po gjykojnë më. Unë i bëj thirrje politikës të instituojë menjëherë gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese sipas ligjit që njerëzit të kërkojnë dhe të marrin drejtësinë e mohuar. Ky është një rast i paprecedent kur një gjyqtar burgoset familjarisht pa çerek prove. Dhe rekursi që ne do të bëjmë në Gjykatë të Lartë, ne si avokatë nuk dimë të themi se në çfarë afatesh do të gjykohet. Ju e dini që gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë të zhbëra”,-tha Gjokutaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.