Gjendet i groposur 31-vjeçari shqiptar në një plazh në Greqi, detajet e para

0 187

Një 31-vjeçar i pajetë është gjetur në Qiparisia të Greqisë gjatë pasdites së djeshme.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, trupi i pajetë u gjet i groposur në plazhin e Kartelisë në Kyparisia dhe kishte lëndime kryesisht në kokë.

Në zonën ku u gjet kufoma, grupi i punonjësve të policisë së Zyrës së Hetimit Kriminal të Messinisë ka shkuar për të mbledhur provat, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, viktima nuk ishte banues i përhershëm i zonës.

Paralelisht me mbledhjen e provave, policia që po heton rastin dhe është në pritje të rezultatit zyrtar të ekspertizës mjeko-ligjore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.