Gjashtë muaj në hapësirë, tre astronautët kinezë rikthehen në Tokë

0 126

Tre astronautë kinezë janë kthyer në Tokë pas përfundimit të një misioni gjashtëmujor në stacionin hapësinor të Kinës.

Ata u nisën për në hapësirë më 5 qershor, për të mbikëqyrur fazën përfundimtare të ndërtimit të stacionit hapësinor Tiangong, i cili përfundoi në nëntor, shkruan BBC.

Agjencia hapësinore e Kinës e cilësoi misionin si një sukses të vërtetë. Ndërsa, drejtuesi i misionit Chen Dong dhe pjesa tjetër e ekuipazhit Liu Yang dhe Cai Xuzhe u shprehën se ndiheshin mirë pas uljes.

Pjesa e stafit që ndodhej në vendin ku do të bëhej ulja ndihmuan astronautët që të dilnin nga kapsula, e cila e preku tokën pak pas orës 20:00 me orën lokale, rreth 9 orë pasi ishin nisur nga stacioni hapësinor.

Zonja Yang, astronautja e parë femër e Kinës, u shpreh se në stacionin hapësinor pati një eksperiencë të paharrueshme, ndërsa shtoi se ishte e lumtur që po kthehej në shtëpi, sipas asaj që raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Ndërsa ndodheshin në hapësire, tre astronautët dëshmuan arritjen e modulit të dytë dhe të tretë për Tiangong dhe kryen tri ecje hapësinore për të testuar strukturat e reja./Opinion.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.