Gara për Tiranën, emrat e opozitës që përfliten se do hyjnë në primare

0 158

Teksa pritet që të firmoset marrëveshja mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike për bashkëpunim në zgjedhjet vendore 2023 kanë dalë disa emra që pritet të hyjnë në garën e primarve për Tiranën nga ku do dalë kandidati i opozitës.

Disa nga emrat që përfliten janë mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, deputeti i PD, Belind Kelliçi, aktori Julian Deda, Gert Bogdani, si dhe Fatbardh Kadilli.

Ndërkaq, sipas raportimeve Këlliçi pritet të dorëzojë kandidaturën pasdite e sotme.

Procesi i primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përmbyllet brenda muajit nëntor, në mënyrë që kandidatët të evidentohen sa më shpejt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.