Flamuri i Kosovës futet në librin Guinness, thyen këtë rekord (FOTO)

0 308

Arbnora Fejza Idirizi arriti që t’ia bëjë Kosovës dhuratë rekordin Guinness për 13 vjetorin e pavarësisë. Vetëm një ditë pas kësaj feste ajo u telefonua nga ky institucion i cili e njoftoi se punimi i flamurit prej letre me tekniken origami ka thyer rekordin e ri në botë.

Më këtë punim, Arbnora theu rekordin e punimit të flamurit nga nxënësit e një gjimnazi në Mongoli. Punimi u realizuar në qytetin e saj Skenderaj, në një palestër sportive me një sipërfaqe prej 1,200 metra katrorë.

Për realizimin e tërë flamurit i ishin dashur 124 mijë e 400 qind letra në formë origami, për çka kishte punuar nga katër orë në ditë për katër muaj rresht.

Leave A Reply

Your email address will not be published.