Pandemia e Covid-19, është rikthyer me një rritje të kurbës të rasteve të reja në vendin tonë. Testin e kanë bërë një sërë zyrtarësh, ku përfshihet edhe ish-kryeministri Fatos Nano. Mësohet se bashkë me të, edhe bashkëshortja e tij Xhoana dhe djali i tyre, i janë nënshtruar ditën e djeshme testit për Covid-19. Përgjigjet për të tre ata kanë rezultuar të jetë negative. Nuk dihet se përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19, nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar.