Familjarët denoncojnë zhdukjen e tre të rinjve

0 311

Prej dy ditësh, Policia e Malësisë së Madhe, është në kërkim të tre të rinjve nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe, të cilët janë denoncuar të zhdukur nga familjarët e tyre që nga data tre tetor. Klement Pepaj, Daniel Pepaj dhe Vilson Çutaj, të tre kushërinj me njëri-tjetrin, janë zhdukur pa asnjë gjurmë deri më tani.

Policia konfirmoi kërkimet në zonë, ndërsa babi i Klement Pepajt, njërit prej të zhdukurve, shprehet se djali nuk i kishte treguar për ndonjë konflikt, ndërsa shpreh dyshimin se nga zona që janë parë për herë të fundit të rinjtë janë dëgjuar krisma.

Klement Pepaj është një person i deportuar nga autoritet zvicerane rreth një vit më parë, ndërsa deri më tani, nuk ka të dhëna për konflikte në zonën ku banon ose më gjerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.