Europa ”e mbërthyer” nga Covid-19, zinxhir izolimesh

0 225

Shumë vende të Europës janë izoluar sërish. Rajonet në Spanjë dhe Itali u janë kthyer izolimeve dhe Irlanda bëri të njëjtën gjë nga dita e sotme, ndërsa vendet në Europë vazhdojnë të raportojnë shifra rekord infektimesh dhe qeveritë përpiqen të vënë nën kontroll valën e dytë të pandemisë.

Irlanda është bërë vendi i parë i BE-së që ka kthyer izolimin në shkallë kombëtare por ka mbajtur shkollat hapur. Masat do të jenë në fuqi për gjashtë javë duke filluar nga mesnata e të mërkurës. Parlamenti në Poloni ndërkohë shtyu një debat emergjent për rregullat e reja shtrënguese, pasi opozita kërkoi qartësime.

Hungaria po diskuton masa të reja pasi këtë muaj, më shumë hungarezë kanë humbur jetën nga koronavirusi se sa katër muajt e shkuar së bashku. Rusia po ashtu vazhdon të shënojë shifra rekord.

Gjermania ka vendosur bashkinë bavareze të Berchtesgadener land nën izolim. Greqia ndërkohë ka hequr dorë nga plani për të lejuar një numër të kufizuar spektatorësh në eventet sportive, pasi sipas zyrës së kryeministrit, kjo do të dërgonte një mesazh të gabuar te qytetarët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.