Ekzekutoi gruan shtatzënë, vret veten autori

0 165

Sokol Halili, burri i cili vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten Hamide Magashin ka vrarë veten. Kjo u bë e ditur nga ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai deklaroi se pavarësisht përpjekjes së policisë për negocim, ai vrau veten. Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Policordo të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së autorit.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”-bëri të ditur ministri.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në Kosovë dy ditë më parë.

Hamide Magashi u ekzekutua në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e maternitetit ku ishte e shtruar prej ditësh pasi ishte në javën e fundit të shtatzanisë. Sipas informacioneve të familjarëve, çifti kishin qëndruar të martuar vetëm për 3 muaj pasi Halili ishte tepër i dhunshëm ndaj gruas së tij dhe motrat e saj e kanë marrë nga shtëpia e tij për ta strehuar pranë tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.