Ekzekutimi i kushërinjve për parcelat e kanabisit, autori i skeduar në Malin e Zi për trafik

0 306

Kapja e 25-vjeçarit Daniel Pepaj, është lënë në dorë të policisë të Malit të Zi. Pas vrasjes së dy kushërinjve Klement Pepaj e Vilson Çutaj, me të cilët pati konflikte për kanabisin në zonën e Malësisë së Madhe, edhe në këtë shtet ai ka probleme.

Policia e Malit të Zi ka kryer verifikimet e saj dhe ka rezultuar se para se të kryente vrasjen me 3 tetor, Pepaj ka qenë i skeduar dhe për trafik të lëndëve narkotike në linjën Shkodër-Podgoricë. Në informacionin e sjellë me letër-porosi thuhet se i riu ndonëse nuk ka qenë i ndaluar ndonjëherë, mbahej nën vëzhgim si person i përfshirë në trafik lëndësh narkotike. Fakti që i riu nuk është arrestuar deri më tani, ka të bëjë me njohjen e mirë të terrenit dhe lidhjet shoqërore që i riu ka në Malin e Zi, pasi për shumë kohë ka punuar atje.

Trupat e dy të rinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjetën 5 ditë pas zhdukjes në një zonë të thellë malore në afërsi të fshatit Vrith. Policia ende nuk e ka gjetur armën e përdorur nga i riu për ekzekutimin e 2 kushërinjve, ndërkohë që pas ngjarjes Gjykata e Shkodrës la në burg babain e Danielit, Rrok Pepajn, i cili u arrestua si person në dijeni për parcelat me kanabis.

Leave A Reply

Your email address will not be published.