Ekzekutimi i dy vëllezërve, ky është autori i akuzuar. Dy janë pistat e hetimit

0 451

Ekzekutimet në vend nuk kanë të ndalur. Roland Pula akuzohet si autor i ekzekutimit me armë zjarri të vëllezërve Xhontil dhe Gramoz Bardhi, mbrëmjen e djeshme në Krujë, Mësohet se mes dy familjeve, Pula dhe Bardhi, ka pasur një histori të vjetër hasmërie, me plagosje të ndërsjellta.

Mbrëmë rreth orës 22:30, Pula u zuri pritë te dera e shtëpisë, duke vrarë fillimisht njërin nga vëllezërit. Tjetri i alarmuar ka dalë pas të shtënave dhe është ekzekutuar gjithashtu. Xhontil Bardhi mësohet se kishte ndjekur dhe mbaruar seminarin e priftërinjve në Shkodër dhe gjatë pauzës 2 vjeçare që i jepet për t’u menduar dhe vendosur nëse pranon që të bëhen apo jo prift.

“Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë. Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne”,-shkruan i pikëlluar Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta. Familjarët të tronditur kërkojnë drejtësi. “Një dramë e madhe, të vrasësh dy fëmijë, dy djem. Nuk e di, i bëj thirrje qeverisë të vërë frerat. Ligji është për të gjithë duhet të jetë i drejtë”.

Dy janë pistat e hetimit. Një dekadë më parë vëllai i dytë i viktimave plagosi me thikë xhaxhanë e autorit. Për krimin, ai kreu dënimin dhe doli nga burgu. Dy familjet kanë pasur përplasje të vazhdueshme për këtë ngjarje dhe asnjëherë lidhje miqësore. Një tjetër pistë lidhet me dyshimet se dy palët kanë bashkëpunuar në kultivimin e drogës. Duket prishja e pazareve ka sjellë konfliktet mes njëri-tjetrin, duke bërë që ngjarja të shkojë deri në përdorimin e armës. Gramoz Bardhi ishte i martuar. Ai la nusen dhe dy vajza të vogla. Familja Bardhi kishte 4 djem. Gramozi dhe Xhontili u vranë mbrëmë, ndërsa 2 të tjerët ndodhen jashtë vendit. Prindërit e dy viktimave kanë hapur sot dyert e mortit.

Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë …Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne!

Gepostet von Dom Gjergj Meta am Donnerstag, 4. Juni 2020

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.