Ekspertët turq për pandeminë mbërrijnë në Tiranë, Rama: Garancia jeni ju, jo politikanët

0 288

Një grup nga Komiteti i Ekspertëve të Turqisë për pandeminë kanë ardhur në Shqipëri për të ndarë eksperiencat me ekspertët shqiptarë për luftën ndaj koronavirusit. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim online këtë të enjte me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Turqisë. Rama vlerësoi ekspertët shqiptarë, ndërsa theksoi se Shqipëria është në komunikim të vazhdueshëm me vendet e tjera, pasi lufta është e përbashkët.

”Kemi pasur fatin të kemi një komitet ekspertësh që nuk kanë treguar në asnjë moment se kanë diçka më pak sesa ekspertët dhe strukturat e ekspertizës në vendet më të zhvilluara. Duke qenë të vetëdijshëm se u takon atyre të na orientojnë për veprimet që duhet të marrim, kemi arritur të krijojmë një sinergji shumë të mirë. Kjo është një luftë e përbashkët dhe në për këtë jemi në një komunikim të vazhdueshëm”,-tha Rama. Nga ana tjetër, Rama tha se garancia në këtë betejë është pikërisht ky komitet teknik, dhe jo politikanët. Kryeministri theksoi se ekspertët tanë nuk kanë asgjë mangët në rekomandieme dhe punën e tyre nga ekspertë të vendeve më të zhvilluara.

Prof. Recep Öztürk, anëtar i Komitetit Shkencor të Pandemisë të Republikës së Turqisë ka vlerësuar masat e marra dhe strategjinë e ndjekur për përballimin e Pandemisë së COVID 19 në Shqipëri. Ai deklaroi se aktualisht sistemi shëndetësor në Shqipëri është përshtatur me sukses me metoda të reja në luftën kundër COVID-19.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në cilësinë e drejtueses së Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se strategjia e vaksinimit anti-covid do të prezantohet shumë shpejt. Silva Bino, shefe e epidemiologjise dhe sëmundjeve infektive në ISHP, shpjegoi se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ndërkohë që janë rritur ndjeshëm testimet.

Komitetit Shkencor i Pandemisë së Turqisë prej dy ditësh po viziton Shqipërinë, i përbërë nga mjekë dhe specialistë, infeksionistë, anaztëzistë dhe shëndeti publik, ka shkëmbyer eksperiencën dhe përvojën për përballimin e pandemisë me Komitetin Teknik të Ekspertëve në vendin tonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.