Ekspertët thonë se bota është drejt përfundimit të pandemisë, por…

0 386

Vaksina e Pfizer/BioNTech, vaksina e Moderna-s dhe ajo e Universitetit të Oksfordit/AstraZeneca, kanë dhënë shpresë të madhe. Bota po shkon hapa para drejt përfundimit të pandemisë së koronavirusit, deklaruan shkencëtarët pas vaksinës së Oksfordit. Rezultatet e fundit për këtë vaksinë sugjerojnë se mund të jetë deri në 90% efektive dhe janë disa nga gjetjet më premtuese në kaq pak javë.

“Vaksina na çon një hap më para drejt kohës kur mund të përdorim vaksinat për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga [Covid-19]”, tha për Guardian Prof. Sarah Gilbert nga Universiteti i Oksfordit e cila ka udhëhequr studimin. “Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar informacionin e hollësishëm për rregullatorët. Ka qenë një privilegj të jem pjesë e kësaj përpjekje shumëkombëshe, e cila do të sjellë përfitime për të gjithë botën”.

Ekspertët janë entuziastë për vaksinën, e cila ka qenë prej kohësh një nga shpresat më të mëdha për zbutjen e pandemisë në të gjithë botën. Oxford/AstraZeneca janë bashkuar me Covax, programin e drejtuar nga OBSH-ja për shpërndarjen e vaksinave në të gjitha vendet dhe ka bërë marrëveshje me prodhuesit në vendet e tjera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.