Ekspertët thirrje për shmangien e ndryshimeve katastrofale të klimës

0 303

Pas një dimri dhe vjeshte jashtëzakonisht të ngrohtë në Europë, kontinenti në 2020 përjetoi vitin më të nxehtë. Arktiku po ashtu pësoi nxehtësi ekstreme dhe përqendrimet atmosferike të dioksidit të karbonit vazhduan të rriten globalisht.

Shkencëtarët shprehen se të dhënat e fundit nënvizojnë nevojën për vendet dhe korporatat për të zvogëluar emetimet e gazeve serrë që të arrijnë qëllimet e Marrëveshjes së Parisit 2015 për të shmangur ndryshimin katastrofik të klimës. 2020 ishte viti më i ngrohtë për Europën, 0.4 gradë Celsius më i ngrohtë sesa viti 2019.

Të dhënat e fundit të publikuara nga ”Copernicus”, gjithashtu treguan se në të gjithë botën, 2020-a ishte në të njëjtin nivel me vitin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, 2016 duke shënuar fundin e dekadës më të nxehtë.

Në Europë, të dhënat sezonale për dimrin 2019/’20 dhe vjeshtën 2020, treguan se ato ishin gjithashtu periudhat më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.