Ekonomia ka ngadalësuar! Ka rënë me 31 përqind volumi i mallrave të transportuara me anije

0 149

Volumi i mallrave të transportuara në rrugë detare është ulur me gati 31% në tetor, krahasuar me tetorin e kaluar. Janë këto shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave që dëshmojnë edhe për një ngadalësim të tregtisë përballë goditjes që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.

Kjo tendencë vihet re edhe si raport 10 mujor pasi shifrat flasin për një tkurrje me mbi 20% të volumit të mallrave në porte për periudhën janar-tetor të këtij viti.

Përgjatë këtij 10-mujori është ulur me më shumë se 25% edhe volumi i mallrave të transportuara përmes rrugëve hekurudhore, ndërsa evidentohet me një rritje e transportit të mallrave nga ajri.

Sa i takon volumit të mallrave të eksportuara nga Shqipëria drejt vendeve partnere tregtaren kanë parë një rënie të ndjeshme veçanërisht ato përmes rrugëve detare e tokësore. I njëjti trend evidentohet edhe te importi i mallrave me një rënie të volumit thuajse në të gjitha mënyrat e transportit të tyre.

Situata paraqitet pozitive në drejtim të udhëtimeve të pasagjerëve përmes linjave ajrore duke numëruar mbi 4.4 milionë pasagjerë në 10-muaj, gati 83% më shumë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ende ishin në fuqi masat kufizuese si pasojë e pandemisë.

Shifrat e vitit të kaluar tregonin për vetëm 2.4 milionë pasagjerë që kishin udhëtuar duke përdorur linjat ajrore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.