Edi Rama mbërrin në Tiranë: Në orën 18:00, do të flas për vdekjen tragjike të Klodianit

0 300

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shqipëri, pas disa ditë qëndrimi në Amerikë. Shefi i qeverisë ka bërë dije se në orën 18:00 do të mbajë një qëndrim për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga Policia e Shtetit, pasi theu orën policore, ngjarje të cilën Rama e quan vdekje tragjike.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18:00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25-vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb“, shkruan Rama në Twitter.

Nuk dihet qëndrimi që do të mbajë Kryeministri, në një kohë që dje u mbajt një protestë masive dhe sot është paralajmëruar një tjetër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.