E dënuan me 14 vite burg, Arbër Çekaj kërkon pafajësinë: Dy vite asnjë provë

0 327

U dënua me 14 vite burg si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës por Arbër Çekaj kërkon pafajësinë në Gjykatën e Apelit për krimin dhe korrupsionin. Ai thotë se për më shumë se 2 vite hetim e gjykim ndaj tij, nuk pati asnjë provë apo ekspertizë që ta lidh me 613 kg kokainë. Pafajësi në apel kanë kërkuar edhe dy pjesëtarët e grupit, sipas gjykatës dënuar me Çekajn për të njëjtën akuzë, Donaldo Lushaj menaxheri i kompanisë së bananeve ku u kap kokaina dhe shoferi trajlerit Armando Pezaku.

Në seancën e 15 shtatorit, ku Gjykata e Posaçme dha vendimin për dënimin me 14 vite, para togave të zeza, ai u shpreh se nuk është trafikant droge dhe nuk njeh asnjë trafikant. Për më tepër Çekaj thotë se kompania e tij është vetëm për sasinë e bananeve, e jo për transportin e tyre për të cilën ka angazhuar një tjetër firmë tjetër që është CMA CGM, së cilës në kontenierët e saj i është gjetur jo pak herë drogë.

“Unë kam edhe kontratë zyrtare në gjithën angleze që thotë që kompania ime Bakotta, shet vetëm banane. Organit të akuzës i lejohet të gënjejë, nuk nuk e kam këtë luks sepse këtu është jeta ime. Në asnjë dokument zyrtar, fatura, pagesa bankare nuk rezulton që unë dhe kompania ime të kemi kontakt me kompaninë që më akuzon organi i akuzës. Unë lashë milionat e eurove këtu dhe ika në Gjermani për të blerë mobilie. Kjo nuk ka sens. Nëse droga do ishte e imja unë do korruptojë policët, duhet të siguroja mjetet prerëse për kontejnerët. Si do e nxirrja drogën. Erdhi zjarrfikësja. Ku do bëheshin këto. Prokurori kishte kohë sa të dojë. Si e lashë unë drogën dhe ika në Gjermani. Si do ia jepja unë grupit lekët. Mua do më vrisnin. Unë nuk jam nga Gjirokastra, nuk jam kurnac (dikush në sallë qesh). Unë i shkreti kërkoja të gjeja një biletë të jetë sa më e lirë. Unë fluturoj nga Kosova sepse bileta është më e lirë. Si mundet një trafikant ta bëjë këtë. Droga nuk ka qenë e babait tim, as e nënës time. Droga duhet të lihej dhe të mos dekonsirohej operacioni. Të gjitha rrethanat tregojnë se ne po prisnim vetëm fruta. Çdo kontejner i Arbër Çekajt është kontrolluar”, ka thënë Çekaj.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.