Dridhet poltroni i Le Graet, në lojë futet edhe Macron, presidenti telefonon Platini-n

0 150

Në Francë vijon të bëjë shumë bujë deklarata jo etike e presidentit të Federatës, në raport me Zinedine Zidane. Ai “autogol” pritet t’i kushtojë shtrenjtë Noel Le Graet, pasi të shumtë janë zërat që janë ngritur kundër tij.

Nga Mbappe, te Riberi e shumë personazhe të tjerë kanë dënuar sjelljen e numrit 1 të futbollit francez, i cili së fundmi është përballur edhe me akuza të tjera për ngacmim seksual etj.Kjo situatë ka bërë që në lojë të futet edhe Emmanuel Macron, me presidentin e Francës që i ka dërguar një sms, për të studiuar terrenin, ish presidentit të UEFA-s, Michel Platini.

Macron kërkon të kuptoj nëse Platini është i interesuar për këtë post. Nëse kjo dëshirë e Macron do të bëhej realitet, do të ishte një rikthim i bujshëm i tre fituesit të “Topit të Artë”, i cili pas akuzave të forta për korrupsion dhe largimit nga UEFA ka qëndruar larg futbollit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.