DPSHTRR ndryshon faturën e taksave të mjetit: I shtohen elemente sigurie dhe…

0 160

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka informuar ditën e sotme se ka riformuluar faturën e taksave të mjeteve rrugore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale DPSHTRR njofton se kjo faturë e re ka informacion të plotë si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë dhe taksa e luksit.

Gjithashtu në njoftim behet e ditur se në këtë faturë do të shtohet dhe element të sigurisë dhe lexim mes kodeve.

“Riformatojmë faturën e taksave të mjetit rrugor për të mirëorientuar taksapaguesin, kontrollin rrugor (brenda e jashtë vendit), shoqëruar me informacion të plotë mbi si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë (TVMP) apo taksa e luksit (TVML), çdo udhëzim mbi çregjistrimin provizor, riaktivizimin e mjetit për qarkullim, afatet e taksave dhe kontrollit teknik të mjetit, çregjistrimi i përhershëm, përjashtimi nga taksat, etj. Për një drejtues mjeti sa më të ndërgjegjësuar mbi detyrimet dhe të drejtat, të mbrojtur në çdo rast verifikimi, të ndihmuar për paqartësitë dhe të qartë me legjislacionin! Faturës i shtohen edhe elemente sigurie dhe leximi mes kodeve!”-shkruhet në njoftimin e DPSHTRR.

Leave A Reply

Your email address will not be published.