“Do ta shihni shumë shpejt”, Turqia akuzon SHBA-të për sulmin terrorist në Stamboll

0 200

Ministri i Brendshëm i Turqisë ka akuzuar në mënyrë indirekte SHBA-të në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e djeshme në mes të Stambollit ku mbetën të vdekur 6 persona dhe u plagosën 88 të tjerë.

Soylu tha para mediave mbrëmë vonë se nuk i pranonin ngushëllimet e SHBA-ve, ndërsa shtoi: “Ngushëllimet e SHBA-ve janë një situatë e ngjashme me atë kur vrasësi është i pari që gjendet në vendin e krimit. Ne e morëm mesazhi, tani do të shihet edhe përgjigjja jonë”.

Sipas tij, gruaja që vendosi bombën erdhi nga Siria në Stamboll dhe ka dyshime të forta se i përket grupeve terroriste atje, ndërsa nuk ka dhënë ende asnjë detaj mbi emrin e grupit.

Kjo është një akuzë e fortë ndaj SHBA-ve në një kohë kur raportet mes Ankarasë dhe Uashingtonit janë të ndera. Turqia është në prag të fushatës për zgjedhjet Presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm dhe sulmet terroriste janë duke u konsideruar si një fenomen i përhershëm në muajt para zgjedhjeve turke, gjë për të cilën ekspertët e sigurisë hedhin dyshime të forta se gjithçka ndodh për të rritur tensionin dhe polarizimin në shoqëri duke ndikuar drejtpërdrejt më pas në rezultat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.