Dita e dytë e pushtimit, ministri ukrainas: Rusia po sulmon kopshte të fëmijëve dhe jetimore

0 196

Ukrainasit duke u strehuar në një stacion metroje

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë të premten se sulmet ruse janë zgjeruar në kopshte të fëmijëve dhe jetimore.

Ai i ka konsideruar këto sulme si krime lufte dhe shkelje të Statutit të Romës.

“Bashkë me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ne jemi duke mbledhur këtë dhe fakte të tjera, të cilat do t’i dërgojmë menjëherë në Hagë. Përgjegjësia është e pashmangshme”.

Sakaq, ne diten e dyte te pushtimit, në Kiev, trupat ruse kanë arritur në pjesët veriore të qytetit, thotë Ukraina. Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë mjete të blinduara ruse në kryeqytet.

Kudo tjetër në Ukrainë, një numër i madh qytetarësh civilësh janë në lëvizje, duke ikur per te shpetuar nga luftimet dhe avancimi i forcave ruse.

Me heret gjate te premtes u konfirmua se forcat ruse kanë hyrë në lagjen Obolon të Kievit ku ushtria ukrainase po lufton me ta.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës i ka kërkuar banorëve të mos dalin nga shtëpia dhe të përgatisin molotov për të luftuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.