Dhuna barbare ndaj 12-vjeçarit shqiptar në Greqi, babai: Historia ka nisur që kur…(VIDEO e rëndë)

0 337

Dhuna barbare ndaj 12-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbrëmjen e 23 qershorit nga babai i shokut të klasës, ka tronditur opinionin publik. Aristotel Dhëmbi, babai i të miturit, ka treguar sesi ka nisur historia. Ai thotë se nuk ka pasur probleme gjithë këto vite në lagjen Peristeri, edhe pse shumë afër kanë lagjen ”Burnazi” e njohur si qendra e ekstremistëve të Agimit të Artë.

Sipas tij, i biri është bulluar në shkollë që nga fillimi i klasës së parë dhe se Drejtoria e shkollës nuk i ka marrë parasysh ankesat që i ka dërguar pesonalisht në lidhje me këtë shqetësim. ‘’Pikërisht ky është problemi. Nuk është fëmija grek që sulmon djalin tim, është i ati i tij që e shtyn me ato që i thotë në shtëpi, të trajtojë në këtë mënyrë bashkëmoshatarin e tij”.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se pas sulmit fëmija është kururar në spitalin e fëmijëve duke qenë se ka pasur dëmtime në qafë pas dhunës së rëndë fizike. Video-ja e ngjarjes është bërë virale në mediat sociale. Dhëmbi ka ngritur padi kundër familjes greke për dëmtim fizik, bullizëm dhe sulm racist.

Leave A Reply

Your email address will not be published.