Dëshmia e pastrueses: E urreja Aldën. Paratë që m’u gjetën në banesë ia mora asaj

0 129

Është zbardhur dëshmia që ka dhënë pastruesja Rozeta Dobi, e cila bashkë me djalin e saj akuzohen për grabitjen në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi.

Në dosjen hetimore të siguruar nga News 24 mësohet se Rozeta Dobi ka thënë se kishte urrejtje për punëdhënësen e tij, Alda Klosi.

49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro para dhe bizhuteri në banesën e Klosit, më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kosovarëve, në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej 2 muajsh.

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit kam vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e kam hapur atë brenda saj kam konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në momentin që i kam parë këto shuma parash nga urrejtja që kisha krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i kam marrë paratë dhe u largova me makinën e djalit”-ka thënë Rozeta Dobi.

Në dosje ndër të tjera thuhet se shuma e parave të gjetura në banesën e pastrueses është marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.