Deputetja e PD: Dorëzova padinë në Kushtetuese, koncesioni duhet të ndalet!

0 130

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një komunikim për mediat njoftoi se ka depozituar në Kushtetuese padi për koncesionin e Butrintit.

Ajo gjithashtu theksoi se i është drejtuar Gjykatës me disa kërkesa dhe se Kushtetuesja i ka legjitimuar si palë.

“Ne kemi paraqitur kërkesë për të thirrur ekspertë. Është me rëndësi që gjykata të dëgjojë zërin e ekspertëve që e duan Butrintin”, u shpreh Zhupa.

Deputetja e PD, ndërsa theksoi se Butrinti përfaqëson historinë, tha se koncesioni është një aferë dhe se është e domosdoshme që për këtë çështje të merren në pyetje ekspertë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.