Deputeti veteran në Britani mbron shqiptarët: Gjuha e Braverman përkeqëson situatën!

0 182

Dimri i ashpër dhe dallgët në Kanalin anglez kanë bërë që kalimi i emigrnatëve me gomone për në ishull të ndalet për këtë vit, por në Tik Tok dhe rrjete të tjera sociale, trafikantët e njerëzve po promovojnë rrugë të tjera kalimi.

Të gjitha këto faktorë bëjnë që tema e shqiptarëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil si viktima të skllavërisë modern, të jenë ende temë diskutimi në mjedisin politik dhe dhomat e Ëestminster.

Pavarësisht se qeveria me Sekretaren e Brendshme, Suela Braverman janë treguar tepër të ashpër në qëndrimet e tyre dhe gjuhën që kanë përdorur për të etiketuar shqiptarët, duket se Ëestminster ka edhe nga ata deputetë që vlerësojnë rolin e migrantëve nga vendi ynë në Britani.

Sipas deputetit veteran konervator, Sir Roger Gale gjuha që po përdor Braverman për azilkërkuesit shqiptarë po “përkeqëson” një situatë tashmë të rrezikshme.

Gale dënoi retorikën e përdorur nga Sekretarja e Brendshme e cila ka veçuar shpesh shqiptarët pasi përbëjnë numrin më të lartë të emigrantëve që kalojnë me gomone.

Braverman muajin e kaluar u kritikua për deklaratën se emigrantët që mbërrijnë me gomone po pushtojnë vendin. Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar kishte parë një “rritje të numrit të të ardhurve shqiptarë” dhe i cilësoi ata kriminelë.

Sir Roger, i cili mbulon zonën elektorale të Thanet-it të Veriut ku shtrihet gjeografikisht edhe kampi i shumëpërfolur i emigrantëve në Manston, u pyet nëse Sekretarja e Brendshme duhet ta zbusë gjuhën e saj.

Ai u përgjigj duke thënë: “Epo, nuk mendoj se ngacmimi është i pranueshëm nga askush në çdo vend dhe në çdo kohë. Dhe nëse fëmijët shqiptarë ngacmohen në shkollë, atëherë kjo është shumë e padëshirueshme dhe e dënueshme. Pra, a e dënoj? Po, sigurisht që po”.

Shqiptarët përbënin pak më shumë se 1/3 e kalimeve të Kanalit në nëntë muajt e parë të vitit, treguan shifrat e publikuara nga Home Office muajin e kaluar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.