Deputeti ukrainas: Qyteti i Mariupolit me mungesë ushqimi, do fillojë uria

0 147

Një deputet ukrainas ka thënë për BBC-së se autoritetet në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit besojnë se u kanë mbetur në dispozicion vetëm tre ditë furnizime ushqimore, përpara se të fillojë uria.

Dmytro Gurin, prindërit e të cilit jetojnë në Mariupol, tha se zyra e kryetarit i kishte thënë se rrugët e qytetit janë të mbushura me trupa dhe se autoritetet janë detyruar të gërmojnë një “varr masiv për 33 persona, sepse varrezat janë të paarritshme për shkak të bombardimeve .”

“Tani kemi situatën ku civilët dhe qytetet paqësore bombardohen me qëllim,”-tha Gurin. “Prindërit e mi jetojnë në lagjen lindore të Mariupolit, nuk ka asnjë infrastrukturë ushtarake në këtë zonë dhe nuk ka pasur asnjëherë.”

Gurin u bëri thirrje vendeve perëndimore të pranojnë se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar” dhe i kërkon SHBA-së që të lejojë Poloninë të pajisë Forcën Ajrore të Ukrainës me avionë të vjetër luftarakë MiG-29.

Leave A Reply

Your email address will not be published.