Denar Biba: Greqisë i takojnë 12 milje detare

0 333

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Denar Biba, thotë se Greqisë i takojnë 12 milje detare. Përmes një postimi në facebook, ai thekson se ”Greqia e cila deri dje detin e saj territorial e shtrinte në largësinë 6 milje detare nga bregu i detit apo vija e drejtë bregdetare, sot vendosi që njësoj si Shqipëria (apo Italia) ta shtrijë deri në 12 milje detare. Greqia nuk po ia merr kujt këtë hapësirë pasi bëhet fjalë për një shtrirje teorike në parim dhe jo në realitetin gjeografik”.

Postimi i plotë

Kur ne 1990 Republika e Shqiperise deklaroi se hapesira e “detit territorial” sipas saj dhe ne respekt te Konventes nderkombetare te detit UNCLO, do te ishte 12 milje detare, asnje grek nuk flaku tej goten e uzos per te rrokur pushken e nisur luften. Aq me pak iu leshuan me sokellima patriotike qeverise a parlamentit te tyre ne Athine. Te pakten nuk ka gjurme historike per kete. Arsyeja?

Epo arsyet mund te kene qene edhe me shume se nje por me kryesorja, besoj, ka qene mungesa e Facebook. Po or po, mungesa e Facebook. Umberto Eco e sqaron me mire kete ne nje thenie te tij te famshme. Sa i perket qeverise e parlamentit grek te kohes, ata u sollen po aq “tradhetisht” sa edhe qeveria e parlamenti shqiptar sot; nuk e thane nje fjale. Sepse nuk i behet vone kujt sesa e deklaron nje shtet hapesiren e tij detare, 6 apo 12 milje. A e ka vrare kush mendjen pse permenden keto dy shifra dhe jo p.sh. 8, 23, 164?

Perse Greqia nuk e deklaroi fjala vjen 20 milje detare? Sepse 6 dhe 12 jane distancat maksimale ne milje detare qe rregullohen nen regjimin e UNCLO. Greqia, ashtu si edhe Shqiperia, jane nenshkruese dhe respektuese te Konventes se Detit te OKB (UNCLO), dhe si te tilla, zyrtarisht e ne baze te ligjit mund te deklarojne si “det territorial” nga 0 deri ne 12 milje detare, me rezerven (e vendosur nga Konventa dhe te pranuar a priori nga cdo shtet nenshkrues) se aty ku ka mbivendosje me hapesirat detare qe i interesojne nje shteti tjeter sovran, konflikti do te zgjidhet me marreveshje mes paleve apo ne Gjykaten e Hages.

Ndryshe nga Shqiperia, Greqia e cila deri dje detin e saj territorial e shtrinte ne largesine 6 milje detare nga bregu i detit apo vija e drejte bregdetare, sot vendosi qe njesoj si Shqiperia (apo Italia) ta shtrije deri ne 12 milje detare. Greqia nuk po ia merr kujt kete hapesire, pasi behet fjale per nje shtrirje teorike ne parim dhe jo ne realitetin gjeografik. Ajo i referohet te gjithe hapesires detare te atij shteti e jo vetem e posacerisht hapesires detare qe kufizohet me Shqiperine. Nejse, mire qe eshte FB se desh na iku deti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.