Deklarata e ministrit britanik, Begaj: I bien në qafë emrit të shqiptarëve

0 145

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i është përgjigjur deklaratave të ministrit britanik të Imigracionit, Robert Jenrick, i cili me tone të ashpra bëri thirrje që oficerët e emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe t’i dërgonin drejt Tiranës.

Nga Lezha ku bëri homazhe për 555-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Begaj përmendi shqiptarët që kanë arritur suksese në vendin tonë apo dhe në vende të tjera të botës.

Më tej, presidenti u shpreh se zyrtarë të lartë duan të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor duke iu rënë në qafë shqiptarëve, duke lënë të nënkuptuar se kjo ishte një përgjigje për deklaratat e ministrit britanik.

“Gjergji Kastrioti ishte mbi të gjitha një shqiptar si të tjerë në mote e sot, që kanë në zemër dashurinë për këtë tokë, kanë besim në cilësitë e tyre dhe dinë të arrijnë suksesin për vete e për të tjerë. Këto shqiptarë janë në Shqipëri e kudo në botë edhe atje ku zyrtarë të lartë duan të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor, duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve.

Qofshim ne shqiptarët kudo të jemi çdo ditë, e veçanërisht në ditë si kjo kur përkujtojmë heroin europian dhe rolin tonë si popull në historinë botërore, të ndërgjegjshëm për cilësitë tona. Uroj të dimë t’i mbrojmë këto cilësi me zgjuarsi, dije e bashkëpunim siç dhe bëri Gjergj Kastrioti. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar!”-tha Begaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.