Covid-19 te mosha 15-24 vjeç, Alimehmeti: Nuk i kishim testuar më parë

0 370

Covid-19 vijon që të jetë agresiv në vendin tonë. Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, 15-24 vjeçarët janë më të infektuarit këto dy javët e fundit. Alarmi që dha nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tregon se moshat e reja nuk janë të paprekshme nga Covid-19.

Grumbullimet masive dhe frekuentimi i lokaleve kanë qenë dy nga faktorët kyç për përhapjen e koronavirusit në vend si dhe në këto grupmosha. Në një këndvështrim tjetër i sheh shifrat epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Sipas tij kjo moshë nuk është testuar sa duhet. ”Nuk i kemi testuar më parë. Në Itali 12.1% e rasteve janë nga mosha 0-19. Presim që në Shqipëri të kemi 2-fishim dhe 3-fishim të rasteve në moshat e reja”, thotë mjeku.

Përhapje e lartë e Covid-19 gjatë këtyre ditëve është raportuar edhe në rrethe. Alimehmeti thotë se krahasimet duhen bërë ndryshe. ”Në qofte se shkojmë te rastet për 1000 testime, Tirana nuk është e para, por e fundit. Kalkulimet e përditësuara tregojnë që në Tiranë ka 140 raste, ndërsa në Fier, përshembull, ka rreth 658 raste”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.