Covid-19 në të gjithë botën, 1.75 milion viktima dhe mbi 80 milion të prekur

0 259

2020 është në ditët e fundit, por pandemia e Covid-19 vijon të rritet. Më shumë se 80 milion raste të konfirmuara të Covid-19 janë zbuluar në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë një vit më parë dhe 1.76 milion vdekje, sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins

Në total, janë regjistruar 80,412,311 raste dhe 1,758,886 vdekje. Javën e kaluar u regjistruan mesatarisht 580,000 raste të reja në ditë. Europa është kontinenti më i goditur në botë, duke kaluar 25 milionë raste të premten dhe me 546,000 vdekje.

Vendi më i prekur nga koronavirusi mbetet Shtetet e Bashkuara, me pothuajse 19 milionë raste dhe mbi 331,000 viktima. Pasuar nga India 10.1 milionë raste dhe 147 mijë viktima dhe Brazili 7.4 milionë dhe 190 mijë viktima.

Leave A Reply

Your email address will not be published.