Covid-19, mbyllet çerdhja nr.16 në ish-Bllok

0 413

Çerdhja numër 16 në ish-Bllok është mbyllur këtë të hënë. Prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët e tyre dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë më aty. Dyshimet janë se një ose më shumë edukatore kanë dalë pozitive me Covid-19 dhe për këtë arsye, i gjithë stafi i çerdhes do të qëndrojë në karantinë prej 14 ditësh nëpër banesat e tyre. Lajmi konfirmohet edhe nga zyrtarë të Bashkisë Tiranë, por nuk bëhet e ditur se kush dhe sa persona kanë rezultuar pozitiv, pasi kjo është kompetencë e personelit shëndetësor që merret me gjurmimin e rasteve. /A2/

Leave A Reply

Your email address will not be published.