Covid-19 i merr jetën kryetarit të Dhomës së Avokatëve në Berat, 51-vjeçari 2 javë i intubuar

0 319

Pas qëndrimit prej 2 javësh i intubuar në spitalin Infektiv, kreu i Dhomës së Avokatëve në Berat, avokati Agron Mahmutaj, nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me Covid-19 dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme. 51-vjeçari Mahmutaj u prek disa javë më parë. Ai u shtrua fillimisht në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku u mbajt disa ditë në oksigjenim.

Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai u dërgua në Tiranë, ku qëndroi për dy javë i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ditët e fundit avokati 51-vjeçar pësoi një agravim të menjëhershëm por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore u agravua dhe dje ndërroi jetë. Mësohet se avokati Mahmutaj kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese, ai vuante nga diabeti dhe vite më parë kishte hequr edhe njërën veshkë.

Avokati ka qënë një nga eksponentën e parë dhe pjesë e strukturave drejtuese të PD-së Berat pas viteve ’90, për vite me radhë deri në vitin 2014 ai ka qënë Drejtor i Burgut të Beratit dhe pas largimit nga kjo detyrë ju përkushtua profesionit të avokatit duke u zgjedhur në vitin 2017 Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Beratit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.